Tempulli Akshardham (Swaminarayan Akshardham), në New Delhi, prezanton për mrekulli 10.000 vjet të kulturës së Indisë – respektivisht luksin, bukurinë, urtësinë dhe lumturinë indiane.
Ky tempull prezanton thelbin e arkitekturës së lashtë indiane dhe traditën e këtij kombi të madh – duke e kombinuar në mënyrë të përkryer me modernen.
Akshardham po ashtu mundëson udhëtimin nëpër historinë e artit indian.
Ky kompleks i mahnitshëm është hapur në vitin 2005, ndërsa është ndërtuar për vetëm pesë vjet – dhe atë falë angazhimit të 7.000 artistëve dhe 3.000 vullnetarëve.
Ky tempull është shënuar në librin e rekordeve botërore Guinnes, si tempulli më i madh gjithëpërfshirës hindu në botë. /NGJYRA.COM/