Çudirat kineze nuk kanë të ndalur. Përkundër faktit se ekonomia kineze ka njohur zhvillim të hovshëm në vitet e fundit dhe se kinezët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë si turistë nëpër botë – shprehia e tyre për të kopjuar produktet botërore është shtrirë edhe në fushën e trashëgimisë arkitektonike.
Kështu, edhe ata kinezë që nuk janë të kamur ekonomikisht kanë mundësinë që fare lehtë të vizitojnë Kullën e Ajfellit, Statujën e Sfingsit, Koloseumin, Kullën e Pizës, Statujën e Lirisë… replikat e të cilëve janë ndërtuar në vende të ndryshme të Kinës.
Replikat, monumentet false, dallojnë nga origjinali, vetëm në saje të përpjesës, respektivisht madhësisë, ngase janë më të vogla.
Shikojeni në vijim fotogalerinë e 14 margaritarëve arkitektonikë të botës që janë kopjuar nga kinezët, ndërkaq për ata që ju ka ikur lajmi (galeria) me produktet që janë kopjuar nga kinezët, ja linku: http://goo.gl/e1lWxo. /NGJYRA.COM/ Foto: Reuters/AP/AFP/GI
1. Replika e Sfingsit, që po ndërtohet në Chuzhou
2. Figurat e njerëzve prej guri, Moai, kanë kopjen e tyre në Pekin
3. Një replikë e Capitol-it amerikan, po ashtu ndodhet në Pekin
4. Mount Rushmore ndërkaq, ndodhet në Chongqing
5. Kopjet nuk do të ishin të plota pa Statujën e Lirisë, në Pekin
6. Epo, kinezët e kanë edhe Koloseumin e tyre, në Macau
7. Ja dhe Kulla kineze e Pizës, në Shangai
8. Parisi në mes të Kinës, respektivisht Kulla e Ajfellit, në Hangzhou
9. Edhe pak Paris në Kinë, Chateau de Maisons-Laffitte në Pekin
10. Ja dhe Harku i Triumfit fals, në Jiangyan
11. Kopja e Stonehenge-t, në Hefei
12. Parlamenti i Britanisë në miniaturë, në Shenzhen
13. Edhe pak vjedhje nga britanikët, Ura e Londrës, në Suzhou
14. Kopjet e Operës së Sindeit dhe Urës Harbour, në Pekin