Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka polemizuar me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq, në OKB. Ai tha se Daçiqi ka lindur në Kosovë dhe shtoi se i ka ofruar atij të marrë pasaportën e Kosovës. “Por Daçiq s’ka treguar se të parët e tij erdhën si kolonizues ndërmjet dy luftërave në Kosovë”, tha Thaçi.