Në fund të viteve 80-ta, të shekullit të kaluar, shtëpia e Kirillovit ishte shndërruar në një prej shtëpive më të famshme në Rusi, dhe jo pa arsye. Farkatari Sergey Kirillov e kishte shndërruar shtëpinë e tij në një vepër të pabesueshme artistike.
Në këtë shtëpi gjenden më mijëra dekore të cilat Kirillov i kishte punuar vet, që nga këmbanat kishtare, deri të pëllumbat, fëmijët, macet, lulet….
Kirillov, farkatar nga fshati Kunary, kishte punuar plot 13 vjet për realizimin e këtij projekti (1954-1967).
Në një garë amatore të arkitekturës, që ishte mbajur në vitin 1999, shtëpia e Kirillovit ishte shpallur shtëpia më e bukur në Rusi. /NGJYRA.COM/