“Pfeiffer Beach” vështirë mund të gjendet në hartat turistike të Kalifornisë, sepse ky plazh goditet fuqishëm nga erërat, kështu që, shumë pak shfrytëzohet nga pushuesit – ndërkaq, valët përplasen fuqishëm mbi shkëmbinj, andaj nuk preferohet as për surfim.
Megjithatë, ky plazh në SHBA ofron pamje të papërseritshme. Krahas shkëmbit gjigant me vrimë në formë të çelësit, rëra e plazhit Pfeiffer vende-vende është ngjyrë vjollce, ngjyrë që nganjëherë, zhduket në tërësi.
Ngjyra vjollce e rërës vjen nga minerali mangan që ndodhet në shkëmbinjtë e afërt, e të cilin uji i detit e sjellë deri në plazh.
Ngjyra vjollce e rërës është më e dukshme pas stuhive dimërore – kur, ngënjëherë, mund të marrë dhe ngjyrën rozë, e rrallëherë edhe të gjelbër. /NGJYRA.COM/