S’ka krizë, kosovarët sërish më të lumturit në Ballkan

Duket se lumturia e banorëve të Kosovës nuk po zbehet. Edhe në rezultatet e këtij viti, të publikuara nga Gallup, kosovarët – përkundër situatës së keqe ekonomike-sociale –  gjenden goxha lartë në listën e njerëzve me të lumtur në botë si dhe prijnë dukshëm në rajonin e Ballkanit.

Sipas anketimit të kryer në vitin 2013 – e që u publikua të enjten – Kosova radhitet në vendin e 39-të të vendeve më të lumtura në botë. Shqipëria ndërkaq, ndodhet në zonën e shteteve jo fort të lumtura, e pozicionuar në vendin e largët 117.

Pesë shtetet më të lumtura në botë, sipas sondazhit të Gallupit, janë: Panamaja, Kostarika, Danimarka, Austria dhe Brazili.

Ky konstatim është nxjerrë pas një sondazhi të realizuar me 133.000 respodentë nga 135 vende të ndryshme të botës – nga të cilët është kërkuar të vlerësojnë, respektivisht të notojnë mirëqenien e tyre, të ndarë në pesë kategori: qëllimi, shoqëria, financat, komuniteti dhe shëndeti.

Global_WellBeing_Composite_Map-01

Fqinji i Kosovës, Serbia, është pozicionuar në mesin e vendeve goxha të pakënaqura, pasi që radhitet në vendin 101, ndërsa fqinji tjetër, Mali i Zi, gjendet në pozitën 100. Maqedonët ndërkaq, duken paska më të lumtur, pasi që zënë vendin 74.

Vendet tjera të ish-Jugosllavisë, janë pozicionuar kësisoj: Sllovenia në vendin 56, boshnjakët në vendin 107, ndërkaq kroatët gjenden në mesin e popullatës më të pakënaqur në botë, pasi që pozicionohen tek në vendin 127.

Populli më i pakënaqur në botë është ai i Sirisë, ndërkaq Danimarka, që me vite të tëra ishte në mesin e vendeve më të lumtura në botë, tashmë është spostuar, për t’ia lëshuar fronin shtetit të Panamasë, që përcillet nga Kostarika – në vendin e dytë.

Panamaja prin në katër kategori, ndërsa në rezultatin e favoshëm të saj – sipas vlerësimeve – ndikojnë faktorët si, ekonomia në lulëzim, ruajtja e vlerave tradicionale, pastaj raportet e mira familjare dhe natyra e bukur.  /© NGJYRA.COM/ Foto: Blich.ch

Lista e plotë:

1. Panama, 61%

2. Costa_Rica, 44%

3. Denmark, 40%

4. Austria, 39%

5. Brazil, 39%

6. Uruguay, 37%

7. El Salvador, 37%

8. Sweden, 36%

9. Guatemala, 34%

10. Canada, 34%

11. Trinidad and Tobago, 34%

12. United States, 33%

13. Argentina, 33%

14. Netherlands, 33%

15. Colombia, 32%

16. Chile, 31%

17. Mexico, 31%

18. United Arab Emirates, 31%

19. Venezuela, 30%

20. New Zealand, 30%

21. Saudi Arabia, 29%

22. Nicaragua, 29%

23. Australia, 28%

24. Bahrain, 28%

25. Malta, 28%

26. United Kingdom, 28%

27. Paraguay, 27%

28. Ireland, 27%

29. Germany, 27%

30. Kuwait, 26%

31. Honduras, 26%

32. Iceland, 26%

33. Ecuador, 26%

34. Israel, 25%

35. Spain, 24%

36. Malaysia, 24%

37. Jamaica, 24%

38. Turkmenistan, 24%

39. Kosovo, 24%

40. Philippines, 24%

41. Belgium, 23%

42. Finland, 23%

43. Bolivia, 23%

44. Thailand, 22%

45. Morocco, 22%

46. Kyrgyzstan, 21%

47. Luxembourg, 21%

48. North Cyprus, 21%

49. Portugal, 20%

50. Dominican Republic, 9%

51. France, 19%

52. Lebanon, 19%

53. Mongolia, 18%

54. Vietnam, 18%

55. Taiwan, 18%

56. Slovenia, 18%

57. Hungary, 18%

58. Sri Lanka, 17%

59. Mauritania, 17%

60. Poland, 17%

61. Peru, 16%

62. Russia, 16%

63. Slovakia, 16%

64. Japan, 15%

65. Myanmar, 15%

66. Bangladesh, 15%

67. Estonia, 15%

68. Indonesia, 15%

69. Kazakhstan, 15%

70. Cyprus, 15%

71. India, 15%

72. Ethiopia, 15%

73. Iraq, 15%

74. Macedonia, 14%

75. South Korea, 14%

76. Romania, 14%

77. Moldova, 14%

78. Nagorno Karabakh, 14%

79. Jordan, 14%

80. Iran, 14%

81. Belarus, 13%

82. Congo Brazzaville, 3%

83. Czech Republic, 13%

84. Malawi, 13%

85. Bulgaria, 12%

86. Pakistan, 12%

87. Rwanda, 12%

88. Tajikistan, 12%

89. Ghana, 12%

90. China, 12%

91. Angola, 12%

92. Mali, 11%

93. Cambodia, 11%

94. Sierra Leone, 11%

95. Ivory Coast., 11%

96. Yemen, 11%

97. Turkey, 11%

98. Nepal, 11%

99. Tunisia, 11%

100. Montenegro, 10%

101. Serbia, 10%

102. Latvia, 10%

103. Palestine, 10%

104. Greece, 10%

105. Niger, 10%

106. Nigeria, 10%

107. Bosnia Herzegovina, 10%

108. Egypt, 10%

109. Lithuania, 9%

110. Guinea, 9%

111. Azerbaijan, 9%

112. Armenia, 8%

113. Tanzania, 8%

114. Bhutan, 8%

115. Zimbabwe, 8%

116. Ukraine, 8%

117. Albania, 8%

118. Italy, 8%

119. Senegal, 7%

120. Kenya, 7%

121. Gabon, 7%

122. Cameroon, 7%

123. South Africa, 7%

124. Botswana, 7%

125. Burkina Faso, 7%

126. Georgia, 7%

127. Croatia, 7%

128. Benin, 6%

129. Uganda, 6%

130. Madagascar, 6%

131. Chad, 5%

132. Congo Kinshasa, 5%

133. Haiti, 3%

134. Afghanistan, 1%

135. Syria, 1%

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply