Tarracat e orizit në Kinën jugore janë vërtetë mahnitëse. Ato përshkohen nga format e ujit rrjedhës dhe ngjyrat valvitëse, që krijojnë një panoramë unike në planetin tonë.
Fotografi Thierry Bornier ka kaluar plot dy vjet për të realizuar fotografi të mrekullueshme të këtyre tarracave të orizit – që më shumë duken si piktura se sa si peizazhe të vërteta.
Bornier shumicën e fotografive i ka realizuar në provincën Yunnan, ku vendasit edhe sot e kësaj dite e kultivojnë orizin në mënyrën tradicionale, në lartësinë mbidetare deri në 2.000 metra.
Në disa zona të kësaj province, fermerët kanë krijuar deri në 3.000 terraca me sistem kompleks të ujitjes, me diga të vogla që mbledhin ujin rrjedhës dhe atë të shirave.
Për më shumë shikojeni foto-galerinë e mahnitshme në vijim. /NGJYRA.COM/