Furore, fshati i fshehur, apo fshati që nuk ‘ekziston’, Itali

Furore është një fshat në provincën Salerno, në Itali, që gjendet i fshehur në një fjord, brenda një qafe shkëmbore, që dikur – për banorët lokalë – ofronte mbrojtje nga kusarët.

Shumë kohë më parë, në këtë vend është ngritur një vendbanim pa shesh, me shtëpi të dendura, të ndërtuara prapa shkembinjëve, që nuk shiheshin nga deti – andaj, Furore njihet dhe si “fshati që nuk ekziston”.

Furore4

Megjithatë, kur koha e kusarëve kishte perënduar, udhëheqësi i fshatit kishte vendosur që Furore të njihet botërisht. Ai kishte dhënë urdhër që secila shtëpi të ngjyrosej me ngjyra të ndezura – dhe kjo traditë është mbajtur deri në ditët e sotme. Banorët, çdo vit, i ftojnë artistët që t’i ‘dekorojnë’ ndërtesat e këtij fshati.

Furore8

Atraksioni kryesor i fshatit Furore është fjordi, respektivisht Fiordo – që është një qafë e ngushtë shkëmbore, brenda se cilës ndodhen shtëpitë e vjetra të peshkatarëve, në fakt, pjesa më e vjetër e fshatit.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, në këtë fshat jetojnë 810 banorë.  /NGJYRA.COM/

Furore5 Furore11 Furore3 Furore1 Furore10 Furore9 Furore2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply