Baraspeshimi i gurëve është diçka që nuk shihet çdo ditë, ndërsa ekzistojnë vetëm disa artistë në botë që e kanë perfeksionuar këtë teknikë të jashtëzakonshme. Një prej tyre është dhe Bill Dan – The Rocker, të cilin po ua prezantojmë sot.
Dikur punëtor i një deponie, Dan kishte kaluar plot 15 vjet në bregdetin e San Franciskos duke i balancuar gurët. Fillimisht, veprat e tij tërhiqnin turistët kureshtarë, ndërkaq, që nga vitet e 90-ta, ai ka arritur famën botërore.
Është vështirë të besohet që këto fotografi nuk janë fotomontazh, apo që gurët nuk qëndrojnë të bashkuar me ngjitës – mirëpo, e vërteta është se, i vetmi “ngjitës” të cilin e shfrytëzon Dan, është graviteti. /NGJYRA.COM/