Kongresisti amerikan, Eliot Engel, në seancën solemne para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Gjykata Speciale do të formohet, por çështja është se a do të formohet nga Kuvendi i Kosovës apo nga OKB-ja. Sipas tij, nuk do të ishte mirë për Kosovën që të formohet nga OKB-ja.