Është e vështirë të besohet që personaliteti historik, jeta e të cilit ka qenë e dokumentuar me aq kujdes, mund të jetë akoma e mbështjellë me mister. Megjithatë, hulumtuesi i njohur Kristofor Kolombo (Christopher Columbus) ka qenë aq misterioz sa që shkencëtarët e gjithë Evropës akoma gjurmojnë për prejardhjen e tij.
Për shembull, është e njohur ku dhe kur ka vdekur Kolombo – në qytetin veriperëndimor spanjoll, Valadolid, më 1506 – mirëpo akoma nuk dihet se ku gjenden eshtrat e i tij.
Me vite të tëra Sevila grindej me kryeqytetin e Republikës Dominkane, Santo Domingo, rreth asaj se në cilin këto dy qytete Kolombo është varrosur, madje edhe me arsye: Eshtrat e Kolombos janë zhvendosur së paku tri deri në katër herë në periudhën prej 400 vjetësh.
Nga Valadolidi, më 1509, janë zhvendosur në Manastirin De la Kartuh, në afërsi të Seviles, pastaj më 1537 në Katedralen Primada de Amerika, në Santo Domingo.
Pas 250 vjetësh, kur Spanja ia dorëzoi Hispanjolin (regjionin i cili përfshinte Republikën Dominikane dhe Haitin) Francës, më 1795, eshtrat e tij sërish janë zhvendosur, këtë herë në Havanë.
Aty kanë qenë të vendosura 100 vjet, deri në Luftën spanjollo-amerikane, më 1898, kur janë kthyer sërish në Sevilë.
Gjatë gjithë atyre zhvendosjeve, është plotësisht e sigurt që eshtrat e hulumtuesit të famshëm të jenë përzier me të dikujt tjetër, gjë që konstatojnë edhe disa dominikanë, duke pasur parasysh që më 1877 kanë zbuluar një arkivol në katedralen e Santo Domingos me mbishkrimin: “Burrë i shkëlqyeshëm dhe i famshëm, don Kristobal Kolon”.
Për fat të mirë, në saje të teknologjisë moderne, më 2006, hulumtuesit spanjollë morën kampionët e ADN-së nga eshtrat në Sevilë për të cilat besohet se janë të Kolombos dhe i krahasuan me kampionët e eshtrave të vëllait të tij, Diego.
Rezultatet u përputhën, mirëpo hulumtuesit megjithatë nuk janë plotësisht të bindur që vërtet fjala është për Kolombon e famshëm.
Gjithashtu, është plotësisht mister edhe çështja e nacionalitetit të tij. Teoritë shkojnë në drejtimin që ky udhëtar botëror ka qenë italian, spanjoll, francez, polak, portugez, ndërkaq janë marrë në shqyrtim edhe shumë opsione.
Edhe një studim i bërë më 2006 me supozimin se gjasat janë të jetë spanjoll apo italian, andaj edhe janë marrë kampionët e ADN-së të qindra meshkujve të cilët kishin mbiemrin Kolon (siç shqiptohet ky mbiemër në Spanjë) apo Kolombo (në Itali). /NGJYRA.COM/