Chris Gilmour është një artist i lindur në Britani të Madhe por që jeton në Itali, ndërsa famën botërore e ka arritur falë skulpturave të tij të mahnitshme që i realizon vetëm me karton dhe ngjitës.
Që të gjitha skulpturat e tij janë të punuara nga kartoni, i cili, sipas Gilmourit, është material i lirë, i lehtë, dhe i kudondodhur.
Një pjesë e skulpturave të tij janë të punuara në madhësi natyrale, por ka dhe të tilla që janë skica “të vrazhda” që kujtojnë modelet e para-fabrikuara.
Se për çfarë artisti bëhet fjalë mund të konkludoni nga foto-galeria me disa punime të zgjedhura të tij, të cilën po ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/