Resortet, e veçmas ato me shtëpiza verimi mbi sipërfaqe të ujit, rëndom janë ndër akomodimet më luksoze që ofrohen për pushime dhe më sfiduese në aspektin financiar. Andaj ju sjellim në vijim 10 resortet ku mund t’i kaloni pushimet me çmime më të përballuseshme.
10. Resorti AVANI Sepang Goldcoast, Malajzi
Nga dhomat e bukura të këtij resorti pamjet janë mbresëlënëse. Koha më e mirë për ta vizituar këtë resort është shkurt-gusht, kur çmimet e akomodimit sillen 147-163 dollarë.
9. Resorti InterContinental, Tahiti
Koha më e mirë për ta vizituar këtë resort është maj-tetor. Çmimet e akomodimit jashtë sezonit sillen rreth 409 dollarë, ndërsa gjatë sezonit rreth 469 dollarë.
8. Raiatea Hawaiki Nui Hotel, Bora Bora
Dhomat e këtij hoteli që gjendet në afërsi të Tahitit dhe Bora Boras, janë të pastra, të rehatshme dhe ofrojnë çdo gjë që nevojitet për pushime. Çmimi sillet rreth 411 dollarë. Koha më e mirë për ta vizituar është maj-tetor.
7. Resorti Sofitel Moorea Ia Ora Beach
Çmimet e akomodimit në shtëpizat e bukura të verimit në këtë resort konsiderohen relativisht të ulëta. Koha më e mirë për ta vizituar është maj-tetor .
6. Resorti Tikehau Pearl Beach
24 shtëpizat dydhomëshe të verimit janë krenaria e këtij resorti me 4-yje. Çmimet e akomodimit jashtë sezonit sillen rreth 394 dollarë, ndërsa gjatë sezonit nisin prej 620 dollarëve.
5. Meeru Island Resort and Spa, Maldive
Me 106 vila mbi ujë, ky resort në Maldive është resorti i dytë më i madh turistik mbi ujë, që veçohet me luksin e dhomave dhe numrin e madh të restoranteve.
4. Resorti CoCo View
Përveç dy udhëtimeve në ditë me varkë, shtëpizat njëkatëshe mbi ujë të këtij resorti në Honduras janë vend i ëndërrave për adhuruesit e zhytjes.
3. Resorti St. George’s Caye
Koha më e mirë për t’ia mësyrë këtij resorti në bregdetin e largët lindor të Belizesë, në veri të Hondurasit është dhjetor-shkurt.
2. Resorti Velidhu Island
Prej majit deri në tetor është koha më e mirë për ta vizituar këtë resort në të cilin çmimet jashtë sezonit sillen rreth 369 dollarë, ndërsa gjatë sezonit nisin prej 521 dollarëve.
1. Resorti Te Tiare Beach
Ndonëse ky resort është vlerësuar vetëm me 3 yje, shtëpizat e verimit dhe pamjet prej tyre në Paqësorin e Jugut janë të papërshkrueshme. Çmimet jashtë sezonit fillojnë prej 359 dollarësh, ndërsa gjatë sezonit nisin prej 383 dollarëve. /NGJYRA.COM/