Italianët gatuan picën më të gjatë në botë – afër 1.6 km

Italia është regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness pasi që me sukses ka gatuar dhe pjek picën më të gjatë në botë, mbi 1.5 kilometra – e cila, më pastaj, u është dhuruar vizitorëve të panairit ndërkombëtar në Milano, “EXPO 2015”.

Për këtë picë, të gjatë 1.595,45 metra, janë shpenzuar rreth 2.000 kg domate, 1.500 kg djathë mocarela, një lumë i tërë i vajit të ullirit, ndërsa është pjek në pesë furra.

Në gatimin e kësaj pice, të llojin Margarita, kanë punuar rreth 80 kuzhinierë të spikatur italianë, të cilët në këtë mënyrë kanë thyer rekordin e vendosur nga kuzhinierët e Spanjës, të cilët patën gatuar një picë me gjatësi prej 1.141 metrash. /NGJYRA.COM/

ITALY-WORLD-GUINNESS-PIZZA pica itali222

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply