Pa marrë parasysh kërkimet e shumta, truri i njeriut edhe në ditët e sotme është enigmë për shkencëtarët dhe për “botën e zakonshme”.
Bashkëpunëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA kanë bërë listën e 10 lajthitjeve më popullore mbi trurin, në mesin e të cilëve është njëra ndër më të njohurat dhe më të përhapurat sa që njeriu përdor vetëm 10 për qind të trurit.
Vetë konstatimi nga fillimi i shekullit të kaluar që i përshkruhet psikologut të famshëm amerikan William James – tingëllon bindshëm, por në të vërtetë është gabim. Rezultatet e skanimit të trurit qartë kanë treguar që për plotësimin e detyrës konkrete është e nevojshme puna harmonike e pjesëve të ndryshme të trurit.
Miti tjetër ka të bëjë me njerëzit të cilët vuajnë nga autizmi. Konsiderohet se ata kanë posaçërisht talente të lindura, gjë që është edhe një mit të cilin e ka krijuar televizioni.
Ekspertët kanë konstatuar që pacientët e tillë mund të kenë potenciale të shkëlqyeshme fizike, mirëpo kjo gjë nuk mund të thuhet për intelektin. Gjithashtu, shumica konsiderojnë që skizofrenia do të thotë personaliteti i ndarë, mirëpo kjo në të vërtetë është çrregullim psikik të cilin e karakterizojnë problemi me përqendrimin, halucinacionet, izolimi social dhe palëvizshmëria.
Megjithatë, disa konsiderojnë që truri nuk ndryshon, mirëpo kjo nuk është kështu – truri përtëritet shkëlqyeshëm pas lëndimeve dhe rikonstruktohet. Ndërkaq, alkooli, me gjithë bindjen e përhapur, nuk i mbyt qelizat e trurit, ndonëse konsumimi i tij mund të ndikojnë në sistemin e trurit.
Në të vërtetë, sindroma e rrallë Vernika-Korsakova karakterizohet me humbjen e neuroneve në disa pjesë të trurit, mirëpo kjo nuk është efekti primar i alkoolizmit, por efekt sekondar i mungesës së vitaminës B, të shkaktuar me konsumin e tepërt të alkoolit.
Njëra ndër lajthitjet më të përhapura është edhe ajo që njerëzit kanë trurin më të madh. Me hulumtimet krahasuese është konstatuar që truri mesatar i njeriut peshon 1,4 kilogramë, ndërkaq truri i gjitarëve nga raca e balenave (Physeter catadon ) peshon rreth 7,7 kilogramë. Në të vërtetë, disa shkencëtarë thonë që nuk janë të rëndësishme përmasat e trurit, por proporcioni i përmasave të trurit dhe trupit, e cila te njerëzit është përafërsisht 1:50, derisa te kafshët e tjera rreth 1:180 apo 1:220.
Është me rëndësi edhe se sa pjesë të trurit janë të angazhuara në funksionin kognitiv, ndërkaq te të gjithë gjitarët njeriu ka koren më të madhe të trurit (cerebral cortex) të përfshirë në funksion të mbajtjes në mend dhe të të folurit.
Njëra ndër 10 lajthitjet është edhe ajo që njeriu ka vetëm pesë shqisa. Mirëpo, shija, aroma, prekja, dëgjimi dhe shikimi, janë më të fuqishme, mirëpo nuk janë të vetmet ndjenja. Ekzistojnë edhe të tjera, siç janë ndjenja e balancës, dhembjes dhe pozitës së trupit në hapësirë.
Miti për atë që me dëgjimin e muzikës së Moxartit, fëmijët mund të bëhen më të mençur, për herë të parë e ka përshkruar hulumtuesi Alfred Tomatis, ndërkaq është bërë i popullarizuar falë muzikantit Don Kempbel. Bindja është bërë shumë e famshme – mirëpo asnjë hulumtim deri tani nuk e ka konfirmuar këtë teori. /NGJYRA.COM/