Artisti korean, Seung Mo Park, është i njohur botërisht për skulpturat e tij të mahnitshme (për të cilat kemi shkruar me herët: Skulpturat e mrekullueshme prej telit të aluminit), por edhe për portretet që i realizon në tërësi nga teli.
Secilën vepër të tij, Mo Parke fillon me një imazh të projektuar me disa shtresa teli, të cilat më pastaj i përpunon në detaje, derisa e fiton portretin realist.
Çdo shtresë e telit ndërkaq, është e trashë disa centimetra, mu sikur dhe largësia në mes tyre, që në fund – veprës së tij i japin thellësinë dhe dimensionin e veçantë.
Shikoni fotogalerinë në vijim dhe kënaquni. /NGJYRA.COM/