Ato pohojnë se i kanë rezistuar me sukses epshit seksual deri në martesë dhe se virgjërinë e tyre ua falën bashkëshorëve (ish-bashkëshortëve). Edhe pse janë raste të rralla në këtë shekull – sidomos në mesin e yjeve – të shohim se cilat janë ato.
Mariah Carey
Këngëtarja e famshme pohon se për herë të parë kishte pasur marrëdhënie seksuale me tash ish burrin e saj, Nick Cannon. Ata u patën martuar dy muaj pasi e kishin filluar lidhjen, ndërsa kanë dhe dy fëmijë.
Adriana Lima
Manekinia e bukur disa herë pati deklaruar se po e ruan virgjërinë e saj për natën e parë të martesës. Ajo është martuar me basketbollistin Marko Jaric, ndërsa me ‘sukses’ kishte arritur të shmangej nga sharmi i Lenny Kravitz, me të cilin ishte në lidhje para martesës.
Jessica Simpson
Aktorja e kishte ruajtur virgjërinë deri në moshën 22-vjeçe, kur dhe ishte martuar për herë të parë. Në kulmin e famës së saj, ajo kishte thënë se ende është virgjine. Tashmë është në martesë të dytë dhe ka dy fëmijë.
Celine Dion
Celine Dion e kishte humbur virgjërinë pasi kishte mbushur 20 vjet. Ajo në atë moshë ishte martuar me burrin e saj René Angélil, përndryshe menaxher i saj, në të cilin thotë të jetë dashuruar qysh në takim të parë.
Lisa Kudrow
Nëse mund t’u besohet deklaratave të saj, ajo e ka humbur virgjërinë në moshën 32-vjeçe, pasi ishte martuar për herë të parë…
Carrie Underwood
Në moshën 27-vjeçe ajo është martuar me yllin e hokejit Mike Fisher. “Jam e lumtur që kam arritur t’u rezistojë të gjitha sfidave dhe si e virgjër të hyjë në martesë”, ka thënë Carrie. /NGJYRA.COM/