Krateri Pingualuit – Syri i Kristaltë i Nunavikut

Në majën më të lartë të Quebec-ut verior, në Arktikun kanadez, gjendet një krater me formë të përkryer të rumbullakët, përplot me ujë të pastër si kristali – e që mund të shihet edhe nga Gjithësia. Krateri Pingualuit, nga banorët lokalë njihet dhe me emrin Syri i Kristaltë i Nunavikut.

Ky krater është formuar kur një meteor e kishte goditur Tokën para 1.4 milion vjetësh, që e bën atë një prej liqeneve më të vjetra në hemisferën perëndimore.

Pingualuit6

Në krater mund të gjenden shtresat e sedimenteve të vjetra mijëra vjet, ndërsa është përplot me fosile dhe materie organike që fshehin gjurmët e ndryshimeve klimatike nëpër kohë – dhe besohet se mund të jenë pjesë zgjidhjes së enigmes të ndryshimeve klimatike në të ardhmen.

I rrethuar me një peizazh që duket sikur sipërfaqja e Hënës dhe përplot ujë që shndërrohet në akull gjatë nëntë muajve të vitit – Krateri Pingualuit është një prej liqeneve më të thella në Amerikën Veriore (është 400 metra i thellë).

Cratre des Pingualuit, Parc national des Pingualuit, QuŽbec 200

Perimetri i kraterit është 160 metra i ngritur mbi nivelin e tokës që e rrethon – dhe është pika më e lartë në këtë zonë kanadeze.

Po ashtu, Krateri Pingualuit është një prej liqeneve më transparente në botë, pasi që dukshmeria në ujë është 35 metra. Kjo falë faktit që brenda tij nuk derdhet ndonjë lumë – uji mblidhet nga shirat dhe bora – qëndron i ngrirë gjatë pjesës më të madhe të vitit, ndërsa vendbanimi më i afërt është 100 kilometra në perëndim të kraterit. /NGJYRA.COM/

Pingualuit4 Pingualuit7 Pingualuit5 Pingualuit8 Pingualuit2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply