Në Tanah Datar, në Sumatran Perëndimore të Indonezisë, fermerët, bashkë me lopët e tyre, çdo vit mblidhen për të marrë pjesë në garën e shumëpritur në baltë – të quajtur Pacu Jawi.
Pacu Jawi, që në përkthim të lirë do të thotë Gara e lopëve, është një ngjarje tradicionale indoneziane që zhvillohet për shekuj me radhë.
Kjo garë është një ceremoni festive që fillon pas korrjes së orizit – dhe pastaj, për 11 muaj me radhë, mbahet në vende të ndryshme në rajonin Tanah Datar.
Çdo “kalorës” nget dy lopë të lidhura mes tyre me një konstruksion druri, mbi të cilin qëndron në këmbë duke u mbajtur për bishtat e lopëve.
Lopët vrapojnë rreth 20-30 metra nëpër një fushë përplot me baltë, ndërsa kalorësi kafshon bishtin herë të njerës lopë – herë të lopës tjetër.
Gara konsiderohet e përfunduar kur lopët kalojnë finishin e përcaktuar, ndërsa skualifikimi ndodh kur lopët ia mësyjnë në drejtim të publikut ose kur kalorësi përfundon me fytyrë në baltë, që nuk është rast i rrallë në këtë garë.
Megjithatë, këto dështime janë mu ato që i argëtojnë më se shumti spektatorët. Ndërkaq, lopët që e përfundojnë garën u rritet vlera dy herë më shumë se lopëve të zakonshme. /NGJYRA.COM/