Kosova e shkroi historinë. Pas plotë 20 vitesh qëndrim nën izolim, për herë të parë ekipi kosovar u paraqit me flamur shtetëror në një ngjarje të madhe ndërkombtare të sportit.Majlinda Kelmendi me flamurin e Kosovës i priu ekipit kosovar në hapjen e Lojërave Evropiane “Baku 2015”.