10 boksierët më të pasur të 2015-ës

Boksi profesionist është një nga sportet më të popullarizuara dhe më fitimprurëse në botë. Shumë figura karizmatike dhe të popullarizuara të këtij sporti kanë arritur që t’i kthejnë aftësitë e tyre luftarake në famë dhe pasuri:

10. Bernard Hopkins – 40 milionë dollarë

Bernard Hopkins

Bernard Hopkins, i njohur si “Xhelati”, është bokiseri i parë bartës i titujve në të gjitha katër kategoritë e boksit (IBF, WBC, WBO dhe WBA). Hopkins po ashtu është dhe boksieri më i vjetër në moshë (49-vjeçare) që është bërë kampion bote.

9. Marvelous Marvin Hagler – 45 milionë dollarë

Marvelous Marvin Hagler

“I mrekullueshmi” Hangler, një nga boksierët më të mirë të viteve 1980-ta, e ka mbajtur titullin e kampiont të padiskutueshëm botëror në kategorinë e mesme, prej vitit 1980 deri më 1987, që është periudha e dytë më e gjatë në histori e mbajtjes së titullit.

8. Vitali Klitschko –65 milionë dollarë

Vitali-Klitschko

Gjatë karrierës së tij të shquar, veçmas në dy dekadat e fundit, Vitali kurrë nuk e ka “puthur” dyshemenë e ringut dhe ka pësuar vetëm dy humbje – dhe atë për shkak të lëndimeve të marra gjatë ndeshjes. Pas pensionimit, Klitschko i njohur si “Dr. Grusht-hekuri” ka hyrë në politikë dhe është aktualisht kryetari i Kievit, kryeqytetit të Ukrainës.

7. Muhammad Ali – 80 milionë dollarë

Muhammad Ali

I njohur me nofkën “Më i madhi”, Ali u bë kampion i peshës së rëndë në moshën 22 vjeçare, ndërsa meçet e tij me George Foreman dhe Joe Frazier vlerësohen gjerësisht të jenë ndër më të mirat të të gjitha kohëve.

6. Sugar Ray Leonard – 120 milionë dollarë

Sugar-Ray-Leonard

Leoard është boksieri i parë në histori që ka fituar më shumë se 100 milionë dollarë prej këtij sporti. Ai ishte ndër boksierët më të mirë të viteve 1980-ta.

5. Lennox Lewis – 140 milionë dollarë

Lennox Lewis

Para se të bëhej kampion bote në peshën e rëndë, në vitin 1999, kur e mundi Evander Holyfieldin, ky boksieri britanik i pat mundur edhe Mike Tysonin dhe Vitali Klitschkon.  Lewis u pensionua në vitin 2004.

4. Oscar De La Hoya – 200 milionë dollarë

Oscar De La Hoya

Aktualisht në pension, De La Hoya apo “Djaloshi i Artë”, ishte një nga boksierët më të popullarizuar në fund të viteve 1990-ta dhe fillim të viteve 2000-ta.

3. George Foreman – 250 milionë dollarë

George Foreman

Kulmin e karrierës së tij të bujshme, Foreman e arriti në vitin 1973 kur ia mori titullin e kampionit Joe Frazier. Pas pensionimit në vitin 1977, Foreman u kthye sërish në ring në vitin 1994 kundër Michael Moorerin. Me gjithë kthimin e jolavdishëm në ring, në vitin 1999, Foreman e dha të drejtën e shfrytëzimit të emrit të tij për produktin “George Foreman Grill”, dhe fitoi 137 milionë dollarë.

2. Manny Pacquiao – 265 milionë dollarë

Manny Pacquiao

I konsideruar gjerësisht si boksieri më i mirë i dekadës së kaluar,për meçin që e humbi me vendim unanim, në maj të këtij viti nga Floyd Mayweathermori hiç më pak se 120 milionë dollarë. Përveç karrierës së tij të boksit, Pacquiao është edhe një kongresmen në vendin e tij, ku nderohet si një hero kombëtar.

1. Floyd Mayweather – 415 milionë dollarë

Floyd Mayweather

Vetëm nga “Meçi i shekullit” të cilin e fitoi ndaj Manny Pacquiao, ky boksier inkasoi 180 milionë dollarë. I njohur si “Paraja”, Mayweather është paguar me shumë rekorde edhe për meçet para këtij të fundit. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply