Roberto Perez, më shumë i njohur si Rob Origjinali, është një artist bashkëkohor dhe stilist flokësh nga San Antonio, në SHBA, i cili krijon vepra të mrekullueshme artistike në kokat e njerëzve.
Perez, një përfaqësues i spikatur i lëvizjes artistike gjithnjë në rritje, BarberArt– me mjeshtëri të rrallë pret, rruan dhe ngjyros flokun e klientëve, për të krijuar portrete realistike, florën e bukur, format gjeometrike, dhe çkado që mund të pjellë imagjinata e tij.
Në vijim ju sjellim një foto-galeri më disa punime të zgjedhura artistike të Robit, që ka realizuar në kokat e klientëve të tij. /NGJYRA.COM/