Nuk është sekret se në Hollywood shumica e roleve që janë në dispozicion për femra janë të përshtatura për aktore të reja në moshë, shumë prej të cilave me t’i mbushur të 40-at, thjesht bien në harresë. Këto janë 7 aktoret të cilat pohojnë se mplakja ka ndikuar negativisht në karrierën e tyre.
7. Brooke Shields
Brooke Shields është ankuar se nuk ka shumë role në Hollywood për gratë e moshës së saj, mbi 50 vjeçe.
6. Julie Walters
Walters ka kritikuar industritë e filmit dhe teatrit për mungesën e roleve për aktore më të vjetra dhe se Hollyvoodi me të vërtetë duhet ta ndërprejë diskriminim e moshës.
5. Kathleen Turner
Sipas Kathleen ka role interesante edhe për gratë më në moshë, por Hollywoodi thjesht nuk është duke e marrë mundin që të ndërtojë karaktere komplekse, siç bëhet në teatër.
4. Annabelle Gurwitch
Në librin e saj të ri ” I See You Made an Effort”, ajo pretendon se gratë e moshës mbi 50 vjeçe janë të padukshme në Hollywood. 53-vjeçarja Gurwitch e ka filluar karrierën e saj si aktore, mirëpo aktualisht ajo e konsideron veten më shumë shkrimtare.
3. Rosanna Arquette
Rosanna është ankuar se Hollywoodi është i dhënë pas të rejave dhe se rolet për gratë më në moshë po avullohen më të shfaqur të rrudhave të para. Sipas saj producentët e filmave po e trajtojnë mplakjen si një sëmundje, gjë që është e dhimbshme.
2. Kim Cattrall
Kim pohon se grave mbi 50 vjeçe po u mohohen rolet sfiduese për shkak se filmbërësit e Hollywoodit po i favorizojnë yllthat. Sipas saj, për përmirësimin e gjendjes aktuale ndoshta duhet që gratë të fillojnë të bëjnë role për gratë!
1. Susan Sarandon
Susan Sarandon e pranon se për gratë më në moshë është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për të gjetur punë, andaj sipas saj kjo bën që gratë të përpiqen ta ruajnë bukurinë fizike me kirurgji plastike. /NGJYRA.COM/