Shkretëtira Ubari, e njohur edhe si Idehan Ubari dhe Deti Ranor Ubari, është një regjion shumë i thatë në jugperëndim të Libisë, i mbuluar me duna të rërës, që përfshin një sipërfaqe prej 58.000 km².
Megjithatë, sipas shkencëtarëve, para 200.000 vjetësh kjo ka qenë një zonë përplot lagështi, me të reshura dhe lumenj që ushqenin një liqe gjigant (Megafezzan) me sipërfaqe sa Çekia.
Gjatë periudhave të shirave, liqeni përfshinte një sipërfaqe prej 120.000 km2. Mirëpo, ndryshimet klimatike që kanë ngjarë para 3.000-5.000 vjet, ndikuan që lumenjtë të shterojnë ndërsa liqeni të avullohet.
Megjithatë, gjurmët e këtij liqeni ende janë prezente në formë të mikro-liqeneve që ndodhen mes dunave gjigante të rërës në mes të shretëtirës.
Në shkretëtirën Ubari ekzistojnë rreth 20 liqene të rrethuara me palma dhe vegjetacion – oaza të mrekullueshme, që duken sikur anomali në ambientin e egër të shkretëtirës. /NGJYRA.COM/