Yjet e muzikës pop – më të suksesshëm në solo-karrierë…

Shumë artistë të muzikës pop që janë dalluar nga anëtarët e tjerë të grupit që i përkisnin  – me zërin e fortë, shkathtësitë e vallëzimit ose paraqitjen mbresëlënëse në skenë – e kanë sfiduar veten si solo këngëtarë. Në vazhdim ju sjellim listën e atyre të paktëve që ia kanë dalë me sukses në karrierën e tyre solo!

7. Lauryn Hill

Lauryn Hill

Lauryn u bë e njohur në fillim të viteve 1990-ta si anëtare e grupit hip-hop, Fugees. Pas shpërbërjes së grupit në vitin 1997, ajo nxori solo albumin e saj “The Miseducation”, i cili u shit në më shumë se 12 milion kopje.

6. Robbie Williams

Robbie Williams

Robbie po ashtu e filloi karrierën në fillim të 1990-ve, si pjesëtar i grupit të djemve “Take That”. Në vitin 1995 ai e filloi solo karrierën, gjatës së cilës deri më tani ka shitur më shumë se 77 milionë kopje albumesh në mbarë botën.

5. Fergie

Fergie

Fergie fillimisht ka qenë anëtare e grupit të vajzave “Wild Orchards”, të cilin e braktisi për t’iu bashkuar grupit hip-hop, “The Black Eyed Peas”. Ndonëse ende performon me “The Black Eyed Peas”, me solo albumin e saj të parë “The Duchess”, të cilin e nxori  në vitin 2006 ajo e filloi edhe solo karrierën të cilën nuk e ka ndërperë.

4. Justin Timberlake

Justin Timberlake poses with iHeartRadio Innovator Award backstage at 2015 iHeartRadio Music Awards in Los Angeles

Justin u bë i njohur derisa ishte pjesë e grupit të djemve të muzikës pop, “NSYNC”.  Në vitin 2003, ai  e nxori solo albumin e tij të parë, i cili u shit në më shumë se 7 milionë kopje.

3. Beyonce

Beyonce

Ndonëse grupi “Destiny’s Child” zyrtarisht u shpërbë në vitin 2005, ylli i këtij grupi Beyonce  e filloi solo karrierën e saj në vitin 2003, kur nxori solo albumin e saj të parë “Dangerously in Love”, nga gjithësej pesë sa ka nxjerrur deri më tani.

2. Michael Jackson

American Bandstand's 50th...A Celebration! - Taping Day 2

Michael e filloi karrierën e tij si anëtar i grupit muzikor  familjar, “Jackson Brothers”, që ishte formuar nga babai i tij, e anëtarë të të cilit ishin vëllezërit e tij Jackie, Tito, Jermaine dhe Marlon. Kulmin e solo karrierës që e kishte filluar në moshën 13 vjeçare, Michael e arriti në vitet 1980-ta.

1. Lionel Richie

MySpace Web 2.0 Party

Gjatë viteve 1970-ta, Lionel ishte anëtarë grupit R&B, “Commodores”. Ndërsa solo karrierën e filloi në vitin 1982 me solo albumin e titulluar me emrin e tij. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply