A jeni të gatshëm të shpenzoni 1,000, 2,000, 3,000, apo 30,000 dollarë për një palë këpucë? Mos u lodhni të përgjigjeni – e dijmë fare mirë përgjigjen por, dhe arsyen. Megjithatë, një pjesë e njerëzve nuk e kanë problem të shpenzojnë para të majme për gjërat firmato dhe të zgjedhin çka është mirë për shputat e këmbëve të tyre…
10– EdwardGreen
1,075 dollarë
Të bukura, elegante dhe të shtrenjta. Këto janë karakteristikat e këpucëve të prodhuara nga Edward Green.
9 – Martin Dingman
1,195 $
Brend i famshëm, lëkurë krokodili, të shkëlqyeshme dhe të buta. Të mos harrojmë të potencojmë, edhe të shtrenjta. Këto janë këpucët e Martin Dingman.
8 – Tanino Crisci
1,250 $
Këpucet e Criscit nuk janë rastësisht në mesin e këpucëve më të shtrenjta në botë. Ato janë ëndërr e çdo të dytit mashkull në planet dhe janë shumë më stil.
7 – John Lobb
1,280 $
Jeni të gatshëm të shpenzoni goxha para për këpucë? Atëherë blini këpucë të brendit John Lobb! Janë të preferuarat e njerëzve të famshëm dhe të politikanëve.
6 – New and Lingwood
1,500 $
Ky brend i këpucëve është themeluar në vitin 1865. Secili model kushton 1.500 dollarë apo më shumë. Mos pyetni pse – është brend shumë i shtrenjtë!
5 – Berluti Handmade
1,830 $
Berluti është një prej prodhuesve më luksozë të kapucëve në botë. Çmimet i ka goxha të larta, por këpucët e punuara me dorë nga Berluti janë të rehatshme dhe elegante!
4 – Stefano Bemer
2,000 $
Dy mijë dollarë për një palë këpucë? Po bëni shaka? Jo, bëhet fjalë për prodhuesin Stefano! Ata i punojnë tre muaj të plotë një palë këpucë nga lëkura e devesë.
3 – Aubercy – Diamond
3,000 – 4,500 $
Po, mirë e keni vërejtur – këto këpucë nuk kanë çmim të përcaktuar. E gjitha varet nga numri i diamantëve që dëshironi t’i vendosni në to.
2 – Louis Vuitton Men Shoes
10,000 $
Huh! Shumë të shtrenjta! Sidoqoftë, çfarë mund të prisni tjetër nga Louis Vuitton? Vetëm gjëra të shtrenjta dhe ekskluzive.
1 – Testoni Shoes
Deri në 30,000 $
Dhe fituesi është… Testoni! Po, dikush paguan edhe 30.000 dollarë për një palë këpucë. Këto këpucë punohen me dorë nga materiali më kualitativ. Gjysma e vlerës së tyre bazohet në faktin se jo gjithkush mund t’i blejë ato. /NGJYRA.COM/