Artisti nga Afrika e Jugut, Andries Botha ka bërë emër me skulpturat e tij të shumta që janë vendosur gjithandej nëpër botë – mirëpo, veprat e tij më të famshme vazhdojnë të jenë elefantët.
I opsesionuar pas elefantëve, Botha ka krijuar skulptura mahnitëse të kësaj shtaze gjigante, duke përdorur material reciklues, si drurin që e ka gjetur buzë lumenjëve dhe detërave, apo dhe nga gomat e vjetra të automobilave.
Për realizimin e skulpturave të elefantëve në madhësinë e tyre natyrale, ai po ashtu shfrytëzon edhe materiale tjera që gjenden fare lehtë, siç janë: gurët, teli, druri etj.
Për më shumë, shikoni fotogalerinë me veprat e tij të mrekullueshme. /NGJYRA.COM/