Njihuni me femrat më të bukura në historinë e njerëzimit

Shumica prej tyre sot janë në moshë të shtyer apo nuk janë fare në mesin tonë, megjithatë, jehona e bukurisë së tyre vazhdon të jetojë dhe do të rrojë sa të ekzistojë njerëzimi.

Bëhet fjalë për ikonat e bukurisë dhe jo vetëm, për të cilat është shkruar e stër-shkruar – e që kanë shënuar një epokë të tërë me prezencën e bukurisë së tyre në ekranet televizive (me përjashtim të agjentës Mata Hari).

Ato jo vetëm që kanë mahnitur me bukurinë e tyre, por kanë lënë gjurmë të pashlyeshme dhe në botën e kinematografisë dhe të modës.

Në vijim ju sjellim 29 ikonat e bukurisë botërore në fotografitë bardhë e zi. /NGJYRA.COM/

1. Grace Kelly

ikona bukuria1

Grace la gjurmë në historinë e njerëzimit, si ikonë e modës , kinematografisë, por dhe e bukurisë – madje, fytyra e saj konsiderohet si një prej fytyrave më të përkryera femrërore

2. Claudia Cardinale

ikona bukuria2

Claudia përshkruhet si një prej femrave më të bukura italiane të të gjitha kohëve

3. Brigitte Bardot

ikona bukuria3

Francezja mahnitëse , dikur modele e famshme, që u shndërrua në ikonë të kinematografisë – dikur njihej si femra më e bukuri të pakrahasueshme

4. Elizabeth Taylor

ikona bukuria4

Bukuroshja me sy karakteristik që dikur e kishte pushtuar Hollywoodin. Mjafton të thuhet, e martuar tetë herë me shtatë meshkuj të ndryshëm

5. Sophia Loren

ikona bukuria5

Fituesja e çmimit akademik Oscar, sot njihet si një prej femrave me të bukura në historinë e njerëzimit

6. Ornella Muti

ikona bukuria6

Bukuroshja italiane çdoherë është radhitur në mesin e femrave më të bukura në botë

7. Anna Karina

ikona bukuria7

Danezja Anna Karina ishte seks-simboli i viteve të ’60-ta, e njohur sidomos për bukurinë e syve të saj

8. Audrey Hepburn

ikona bukuria8

Ikonë e modës, kinematografisë dhe filantrope, Audrey njihet edhe si ndër aktoret e rralla që ka fituar të gjitha çmimet e mundshme të kinematografisë

9. Susan Peters

ikona bukuria9

Susan pati një ngritje të shpejtë në karrierë, por nuk mundi të ballafaqohej me famën e saj, kështu që vdiq e re në moshën 31 vjeçe

10. Jane Seymour

ikona bukuria10

Bukuria e Janet është vërejtur qysh në rininë e saj, kur e angazhua në filmin James Bond, “Live and Let Die”

11. Natalie Wood

ikona bukuria11

Aktore me prejardhje ruse që bëri emër në Hollywood, por që ka vdekur në rrethana të dyshimta

12. Marilyn Monroe

ikona bukuria12

A kemi nevojë të shkruajmë diçka për biondinën e famshme, apo për femrën që njihet si seks simboli i të gjitha kohëve

13. Anita Ekberg

ikona bukuria13

Fama e saj kishte nisur në vitin 1950, kur ishte ishte zgjedhur Miss Sueda. Ajo kishte humbur pastaj në garën Miss Universe – mirëpo kishte nënshkruar kontratë afatgjate në Hollywood

14. Ava Gardner

ikona bukuria14

Aktorja më e famshme brune – e ndjekur nga shumë skandale gjatë jetës së saj – të cilat thuhet se kanë lindur krejt për shkak të bukurisë së saj

15. Lauren Bacall

ikona bukuria15

Diva e kinematografisë dhe e bukurisë që njihet për lidhjet/martesat e saj me meshkujt me të famshëm të Hollywoodit

16. Gene Tierney

ikona bukuria16

Aktore e famshme e viteve të ’40-ta, ’50-ta…  që mahnitse me bukurinë e saj

17. Adriana Benetti

Adriana Benetti

Në mesin e shumë përshkrimeve për bukurinë e saj, veçojmë: Duket sikur ka dalë nga Parajsa

18. Leslie Caron

ikona bukuria18

Valltare franceze që la gjurmë në kinematografinë botërore. Ajo është paraqitur në mbi 45 filma

19. Joan Bennet

ikona bukuria19

Nëse dikush ka arritur të tregonte se duhanpirja është seksi, atëherë Joan nuk kishte konkurrencë

20. Paulette Goddard

ikona bukuria20

Paulette ishte një sirenë e vërtetë – që me shikimin e saj sikur pushtonte detërat

21. Ingrid Bergman

ikona bukuria21

Me pak fjalë e kanë përshkruar se femra me bukuri magjepsëse

22. Marlene Dietrich

ikona bukuria22

Valltare, aktore, bukuroshe, çka mund të kërkohej më shumë prej aktores me prejardhje gjermane Marlene– që njihet si aktorja më e paguar e kinematografisë

23. Vivien Leigh

ikona bukuria23

E njihur si aktore e përkryer, por dhe për bukurinë e saj

24. Mata Hari

ikona bukuria24

Mata Hari (1876-1917) spiune dhe vallëtare ekzotike nga Holanda, e ekzekutuar gjatë Luftës I Botërore, si agjente e dyfishtë

25. María Félix

ikona bukuria25

Konsiderohet si fytyra më e bukur që ka njohur ndonjëherë në histori kinematografia meksikane

26. Capucine

ikona bukuria26

E lindur në Francë, Capucine njihet si një prej modeleve dhe aktoreve më të famshme të viteve të ’60-ta

27. Maureen O’Hara

ikona bukuria27

Aktorja flokëkuqe me prejardhje nga Irlanda, O’Hara konsiderohet si një prej femrave më tërheqëse në botën e kinematografisë

28. Barbara Brylska

kinopoisk.ru

Aktorja kontraverse Brylska (1941), konsiderohet si femra më e bukur polake e të gjitha kohëve

29. Yulia Borisova

ikona bukuria29

Yulia Borisova(1925), aktore e njohur ruse e Teatrit Akademik “Yevgeny Vakhtangov”

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply