John Lopez kishte filluar karrierën e tij artistike duke punuar me bronz, deri në momentin kur kishte mbetur pa këtë material. Duke dëshiruar që të vazhdonte punën artistike, ai kishte shkuar në fermën e xhaxhait të tij, ku kishte gjetur shumë skrap metali.
Duke i bashkuar copat e metaleve që i kishte gjetur në fermë dhe duke i përpunuar ato – te Lopez lindi një stil i ri i artit. Dhe, që nga ajo kohë, ky artist ka marrë famë botërore për realizimin e sklpturave fantastike nga copat e ndryshme të metalit, që po tërheqin jo pak vëmendjen e dashamirëve të artit.
“Kurrë nuk kaplohem nga monotonia. I gëzohem secilës vepër të re – dhe kjo më ndihmon në zhvillimin tim si artist”, ka thënë Lopez.
Se çfarë veprash ka krijuar Lopez deri më tash, shikojeni foto-galerinë në vijim me disa punime të zgjedhura të tij. /NGJYRA.COM/