Që prej vitit 1988 deri në vitin 1991, fotografi francez, Daniel Laine kishte fotografuar 70 mbretër afrikanë, dinastitë e të cilëve kishin shënuar historinë e Afrikës deri kah mesi i shekullit XX.
Pasi që në Afrikë jetonin (dhe vazhdojnë të jetojnë) disa qindra monarkë, Laine ishte orientuar drejt atyre që ende ruanin autoritetin tradicional dhe atë shpirtëror – diçka që është goxha e pakuptueshme për civilizimin perëndimor.
Laine nuk kishte arritur të fotografonte të gjithë mbretërit, sulltanët, emirët, udhëheqësit e fiseve – pasi që disa prej tyre në atë kohë ishin duke luftuar – ndërsa të tjerët kishin refuzuar kërkesën e tij. Sidoqoftë, punën e tij ai e kurorëzoi me botimin e një libri të mrekullueshëm me ilustrime.
Këto fotografi janë të vjetra mbi 20 vjet dhe disa prej këtyre mbretërve tashmë kanë vdekur – kështu që kultura e tyre mund të ketë humbur përgjithmonë.
Në vijim kënaquni duke i shikuar disa nga 70 monarkët e përzgjedhur afrikanë, pjesë e librit “African Kings: Portraits of a Disappearing Era”, që mund të blihet online në Amazon. /NGJYRA.COM/
Joseph Langanfin (Benin)
Oni od Ifa (Nigeri)
Ngie Kamga Joseph (Kamerun)
Halidou Sali (Kamerun)
Oseadeeyo Addo Dankwa III (Ganë)
Abubakar Sidiq (Nigeri)
Hapi IV (Kamerun)
Nyimi Kok Mabiintsh III (Kongo)
Igwe Kenneth Nnaji Onyemaeke Orizu III (Nigeri)
Isienwenro James Iyoha Inneh (Nigeri)
El Hadj Seidou Njimoluh Njoya (Kamerun)
Agboli-Agbo Dedjlani (Benin)
Goodwill Zwelethini – Zulu (Afrikë e Jugut)
El Hadj Mamadou Kabir Usman (Nigeri)
Salomon Igbinoghodua (Nigeri)
Aliyu Mustapha (Nigeri)
Oba Joseph Adekola Obunoye (Nigeri)
Bouba Abdoulaye (Kamerun)