Kirstenbosch – parajsa në Cape Town

Në lindje të bjeshkëve Table, në Cape Town të Afrikës së Jugut, gjendet një mrekulli natyrore e quajtur Kirstenbosch – kopshti i parë botanik që është bërë pjesë e tashëgimisë botërore.

Ky kopsht, i themeluar në vitin 1913, është krijuar për të mbrojtur florën e këtij vendi, ndërsa edhe sot luan rol të rëndësishëm në mbrotjen dhe kultivimin e bimëve autoktone të Afrikës së Jugut.

Kirstenbosch9

Me rastin e 100-vjetorit të ekzistimit të tij, në këtë kopsht botanik është përuruar, në fakt rikonstruar, Centenary Tree Canopy Walkway, një shteg gjarpëror ku vizitorët mund të lëvizin mbi kurorat e pemëve.

Ky shteg ofron pamje të mahnitshme drejt vargmaleve të afërta, opshtit botanik si dhe drejt qytetit të Cape Town-it.

Kirstenbosch7

Ai është i gjatë 130 metra, ndërsa lartësia maksimale e tij është 12 metra. Po ashtu në dy vende shtegu zbret deri në tokë, për t’u ngjitur më pastaj sërish në lartësi të dukshme. /NGJYRA.COM/ Foto: Adam Harrower

Kirstenbosch8 Kirstenbosch5 Kirstenbosch11 Kirstenbosch3 Kirstenbosch2 Kirstenbosch10 Kirstenbosch12

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply