Një shtëpi prej 613 metrash katrorë sigurisht se ofron komoditetin e duhur për të jetuar, mirëpo vlera e shtëpisë që po ua prezantojmë sot- më shumë qëndron në eksterierin e saj dhe ambientin ku është ndërtuar.
Shumica e njerëzve kur i shohin fotografitë e kësaj rezidence mendojnë se ajo është ndërtuar diku në vendet skandinave, por, në fakt, kjo shtëpi ndodhet buzë një liqeni në Kanada.
Liqeni i pastër, natyra e virgjër, mali i lartë, janë vetëm disa nga faktorët që ia shtojnë vlerën kësaj shtëpie – eksterieri i se cilës është përshtatur për mrekulli me natyrën.
Njësoj ndodh edhe më interierin e saj – sepse edhe aty ndiqet vlera e natyrës, ndërsa ekziston një marrëdhënie shumë e mirë në mes të interierit dhe eksterierit. /NGJYRA.COM/