Liqeni përrallor i formuar në kraterin e malit Baekdu, në një lartësi mbidetare prej 2,189 metrash, në kufirin ndërmjet Kinës dhe Koresë së Veriut është në Librin e Rekordeve të Ginisit si liqeni krater në lartësinë më të madhe në botë.
Ai është formuar pas shpërthimit të ndodhur rreth vitit 969, kur uji kishte mbushur kraterin me një sipërfaqe prej 9.82 kilometra katrorë, deri në një thellësi mesatare prej 213 metrash. Gjatë dimrit ai është i mbuluar krejtësisht me një shtresë të trashë të akullit.
Për këtë liqe, që në letërsinë kineze njihet si Deti i Jugut apo Tianchi, ndërsa në disa zona si margaritari i kaltër, ekzistojnë shumë mite dhe legjenda të ndryshme, në mesin e të cilave është edhe ajo se në të jeton një përbindësh (për të cilin thuhet se edhe është filmuar).
Në Korenë e Veriut besohet se Kim Jong-Il është i lindur në afërsi të këtij liqeni.
Turistët gjithmonë entuziazmohen shumë jo vetëm me liqenin, por edhe me mrekullitë e tjera natyrore të kësaj zone. Këtu gjendet edhe ujëvara më e lartë vullkanike në botë, e njohur si ujëvarë Changbai.
Pranë saj, përgjatë anës veriore, perëndimore dhe asaj jugore të malit gjenden edhe banja Changbai dhe një numër i liqeneve, luginave dhe ujëvarave. /NGJYRA.COM/