Në mes të viteve 1929 dhe 1945, ishulli i izoluar Okunoshima është shfrytëzuar nga ushtria japoneze për të prodhuar dhe testuar gazrat e helmueshme. Ata kishin sjellë një koloni lepujsh për të parë efektin e këtyre gazrave.
Sot, ndërkaq, ky ishull është i banuar nga lepujt – dhe nuk dihet saktë nëse ata janë pasardhës të atyre lepujve që ishin shfrytëzuar për eksperiment apo janë lepuj tjerë që janë sjellë më vonë nga turistët dhe që janë shumuar ndërkohë.
Siqoqoftë, sot “Ishulli i lepujve”, siç njihet ndryshe Okunoshima, është shndërruar në atraksion të vërtetë turistik për njerëzit që vijnë nga pjesë të ndryshme të botës për t’i parë dhe ushqyer ata. /NGJYRA.COM/