Mbrëmjet festive shkollore po afrohen, e me to dhe sezoni i dasmave – kur çdo femër dëshiron të duket bukur, tërheqëse dhe ekstravagante. Krahas fustanit dhe flokëve, janë disa detaje tjera që secila femër duhet t’iu kushtojë rëndësi, e ndër to është dhe rregullimi i thonjve.
Arti i thonjve, respektivisht dizajnet e tyre, janë bërë pjesë e pandarë e modës, sidomos tek adoleshentët – dhe, nëse nuk keni mundësi të shkoni tek profesionistët, mos u brengosni, sepse ju dhe vetë mund të krijoni dizajne atraktive të thonjve dhe të shprehni kreativitetin tuaj.
Kjo foto-galeri në vijim do t’ju ndihmojë të inspiroheni sadopak se si t’i rregulloni thonjtë, apo dhe çfarë dizajni të kërkoni nga profesionistët për ditët më të veçanta të vitit. /NGJYRA.COM/