Shtëpia të cilën do t’ua prezantojmë sot është e ndërtuar në Hovas të Suedisë, ndërsa është përshkruar si shtëpi ideale për një familje mesatare. Nuk është shumë e madhe, ka diç më pak se 200 metra katrorë, që mjaftojnë për t’u kënaqur në një hapësirë jetësore.
Po ashtu kjo shtëpi nuk ka as dhoma tepricë, sepse janë 5 sosh gjithsej – ku katër prej tyre janë të dedikuara për gjumë dhe relaks.
Nga pamja e jashtme shtëpia duket si një kuti e pozicionuar në një ambient të mrekullueshëm të natyrës. Xhamat e mëdhenj i japin shtëpisë ndriçim natyror të mjaftueshëm, ndërsa komoditeti dhe ngrohtësia vërehen qysh në hyrje të saj – që vazhdon më pastaj edhe në pjesët e brendshme.
Çdo centimetër i saj është realizuar asisoj që të krijojë një atmosferë të veçantë shtëpiake, dhe mund të thuhet se dizajnerët e kanë kryer punën e tyre për mrekulli.
Qilimët e këndshëm, një kamin i ngrohtë, mobilet me vija dhe ngjyra të qarta, detajet sharmante, dhe dritë më bollek, janë karakteristikat që ofron kjo shtëpi.
Dizajnerët e quajnë si “Shtëpia tamam”, dhe duket sikur ky emër i përshtatet më se shumti. Ata thonë se shtëpia nuk është e ngarkuar me gjësende të panevojshme, ndërsa i ka të gjitha të nevojshmet. /NGJYRA.COM/