Gjatë një çerek shekulli të karrierës së tij kreative, piktori Sebastian Krüger, është dëshmuar si promotor i Pop Artit Modern, ndërsa ka realizuar me mjeshtëri portretet e personazheve të famshme.
Veprat e tij artistike, që prezantojnë mjeshtrinë bashkëkohore të prodhimit të imazheve, tërheqin një numër të madh të vizitorëve në galeritë dhe muzetë anëmbanë botës.
“Fytyrat” e tij mirëdashëse, por subversive, janë një mirënjohje për botën e bukur të pop dhe rock kulturës – sidomos të viteve të gjashtëdhjeta, me të cilat duket sikur artisti gjerman ka krijuar një lidhje rituale.
Portretet e tij, dhe jo vetëm, duken sikur fotografi origjinale që kanë shpirt brenda tyre, ndërsa kanë zbukuruar shumë ballina të gazetave, revistave, afisheve, por dhe të albumeve muzikore. /NGJYRA.COM/