Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje BE-së që të krijojë një sistem të ri të kontrolluar për azilkërkuesit. Të gjitha qeveritë, sipas saj, duhet të hapin dyert e vendeve të tyre dhe të presin një numër të caktuar refugjatësh, varësisht nga kapaciteti i tyre ekonomik dhe numri i popullsisë.