Scala dei Turchi është një shkrep shkëmbor/plazh në bregdetin e Realmonteas, në afërsi të qytetit Porto Empedocle, në Sicilinë jugore, në Itali.
Për shkak të ngjyrës së tij të pazakontë të bardhë dhe përmendjes së tij të shpeshtë në historitë për detektivë të Andrea Camillerit, ky plazh është bërë një atraksion turistik dhe është propozuar gjithashtu që të futet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Ky shkrep është emërtuar si Scala dei Turchi për shkak të sulmeve të shumta të piratëve turq, të cilët në të kaluarën e kanë plaçiktur këtë rajon dhe për shkak të pamjes së tij të pazakontë, që ngjason me shkallët e bardha që dalin nga deti./NGJYRA.COM/