Shpellat Ellora – kompleksi madhështor i tempujve

Shpellat magjepsëse Ellora janë një kompleks madhështor i 34 tempujve e manastireve të gdhendur në kodrën e madhe Charanandri, në  shtetin indian Maharashtra.

Këta tempuj e manastire, prej të cilëve 12 janë budiste, 17 hindu dhe 5 xhainiste janë ndërtuar në periudhën ndërmjet shekulli të 6 p.e.s dhe shekullit të 10-të të erës sonë.

Ellora18

Shpellat Ellora janë një shëmbull i aftësive të jashtëzakonshme ndërtimore të njeriut,ndërsa  gjatë ndërtimit ato kanë qenë shumë më domethënëse, meqë ky koleksion i tempujve përfaqësonte  harmoninë fetare në Indinë e asaj periudhe.

Shpellat budiste (Vishvakarma) janë ndërtuara të parat, rreth 500-750 vjet p.e.s. Shpellat hindu që  përfaqësojnë një stil, vision dhe shkathtësi krejtësisht të ndryshme nga ai i shpellave budiste, janë ndërtuar në periudhën ndërmjet viteve 600 dhe 870 të erës sonë.

Ellora6

Të fundit janë ndërtuar shpellat xhainiste (800-900 të erës sonë), të cilat nuk janë të mëdha si dy të parat, por me muret dhe tavanet e shumta të zbukuruara janë po aq mbresëlënëse.

Këto 34 ndërtime mahnitëse të gdhendura në shkëmb shtrihen në rreth 2 km gjatësi. Me vargun e pandërprerë të përmendoreve, Ellora konsiderohet si një pikë kthese e qytetërimit në Indinë e  lashtë.

Ellora10

Kompleksi Ellora, i cili është  edhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, përveç që paraqet  një vepër unikate artistike dhe sfidë teknologjike, është edhe shembulli më i mirë i shpirtit të tolerancës fetare që dikur mbretëronte në Indinë e lashtë. /NGJYRA.COM/

Ellora22 Ellora21 Ellora20 Ellora19 Ellora16 Ellora17 Ellora15 Ellora13 Ellora12 Ellora11 Ellora4 Ellora3 Ellora2 Ellora23 Ellora1 Ellora8 Ellora14 Ellora5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply