Nga një shtëpi klasike në shtëpi moderne

Shtëpia që po ua prezantojmë sot është një rezidencë moderne, me sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 500 metrash katrorë, e renovuar nga studioja projektuese gjermano-spanjolle YLAB Arquitectos, në Cerdanyola del Valles të Spanjës.

Qëllimi i këtij renovimi ishte që nga një shtëpi me forma klasike të krijohet një shtepi moderne, me hapësira të mëdha, që ju mundësojnë banorëve të kenë vizura në hapësirat e jashtme.

shtepia spanja11

Që të arrihej ky qëllim, arkitektët duhej të bënin ndryshime të mëdha, duke rritur volumin e shtëpisë, duke intervenuar në fasada, dhe duke vendosur dritare të mëdha me korniza nga druri, të cilat mundësojnë lidhjen e drejtpërdrejtë me ambientet e jashtme.

shtepia spanja13

Ndërkaq, përdorimi i drurit dhe mermerit në hapësirat e  interierit, si dhe përzgjedhja e mobilieve elegante, e bëjnë shtëpinë shumë të veçantë dhe të ngrohtë njëkohësisht.

Oborri është zbukuruar me bimë të ndryshme dhe shtigjet që lidhen me hapësirën e bukur të pishinës. /NGJYRA.COM/

shtepia spanja12 shtepia spanja15 shtepia spanja2 shtepia spanja9 shtepia spanja10 shtepia spanja3 shtepia spanja6 shtepia spanja16 shtepia spanja7 shtepia spanja8 shtepia spanja1

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply