Nëse dëshironi të studioni në një objekt modern, atëherë, Shkolla e Artit, Dizajnit dhe Mediave në Universitetin Teknologjik Nanyang, në Singapor – ju ofron një mundësi ndryshme të studimit – si në hapësirat e brendshme ashtu edhe në pullazin e gjelbër të objektit.
Ky objekt pesë katësh, me formë organike dhe të gjelbëruar, gjendet në një cep të gjelbër të kampusit universitar, ndërsa gërsheton në mënyrë të përkryer natyrën, strukturën dhe teknologjinë moderne.
Fasada prej qelqi ka cilësi të lartë, ndërsa ofron ndriçim të mjaftueshëm për hapësirat e këtij objekti inovativ, njëkohësisht ekologjik, pasi që mundëson kursimin e energjisë.
Oborri i hapur brenda këtij objekti, ofron një hapësirë të këndshme për takimin e studentëve, diskutimin e ideve dhe për rekreacion.
Pullazi me barë, që puqet me tokën, është po ashtu vend i bukur për rekreacion, ndërsa brenda vetes ka te integruar sistemin modern të ujitjes së barit.
Struktura e këtij objekti është e ndërtuar nga betoni, ndërsa hapësirat e brendshme ofrojnë vend të përshtatshëm ku studentët mund të tregojnë kreativitetin e tyre. /NGJYRA.COM/