Insektet më vdekjeprurëse në botë

Në botë ekzistojmë midis 1.4 dhe 1.8 milionë lloje insektesh. Shumica e tyre janë tërësisht të parrezikshme për njerëzit, mirëpo ekzistojnë edhe të tilla, të cilat mund të na infektojnë me sëmundjet më të këqija. Thjesht – insekte të cilave duhet t’u shmangemi me çdo çmim.

Këto janë vetëm disa nga insektet të cilat nuk dëshironi t’i takoni…

Grethi gjigant japonez (Vespa mandarinia japonica)

insekti1

Ky greth gjigant mund të rritet edhe deri në 5 cm (gjerësia e krahëve rreth 76 mm), ndërkaq janë të njohura rastet që vetëm një greth i tillë mund të shkatërrojë një koshere të tërë bletësh.

Sa u përket njerëzve… pickimi mund të jetë vdekjeprurës jo vetëm për shkak të reaksioneve alergjike, por edhe për shkak të helmeve të shumta të cilat i bart në vete. Çdo vit, ky greth gjigant vret rreth 40 njerëz.

Katër gjëra janë interesante që kanë të bëjnë me pickimin e grethit gjigant japonez: 1) Pickimi i tij ka përqendrim të madh kimikalesh të cilat quhen Acetilholin dhe të cilat shkaktojnë dhembje më shumë se nga cilido insekt qoftë. 2) Helmi është aq i fuqishëm sa që mund të shkrijë indet njerëzore. 3) Përmban së paku tetë kimikate të ndryshme. 4) Si edhe çdo greth tjetër, mund t’ju pickojë disa herë.

Buburrecat safari (Dorylus)

insekti2

Vetëm një koloni, e cila numëron 20 milionë buburreca të këtillë, mund të shkatërrojë tërësisht një fshat afrikan.

Kur u mungon ushqimi, kolonia niset në marshim si një tërësi duke shkatërruar çdo gjë që i del para.

Edhe pse nuk është e vështirë shmangia, të rinjtë dhe të moshuarit shpesh bëhen viktima të tyre. Çdo vit, buburrecat safari vrasin 20 – 50 njerëz dhe bëjnë dëme mijëra dollarësh.

Miza Ce-Ce (Glossina morsitans)

insekti3

Miza Ce-Ce është e njohur për bartjen e shumë sëmundjeve të rrezikshme. Gjendet në Kalahari dhe në Shkretëtirën e Saharasë, janë të mërzitshme si edhe çdo mizë tjetër, ndërkaq ato edhe të pinë gjakun.

Ekzistojnë 34 lloje të ndryshme të mizave Ce-Ce, ndërkaq grupohen në tri kategori: mizat savana, mizat e malit dhe mizat e lumenjve.

Shumica e rasteve të vdekjeve në Afrikë, të cilat i shkakton kjo mizë, ndodhin për shkak të sëmundjes së njohur si “sëmundje e gjumit”.

Çdo vit, midis 250.000 dhe 300.000 njerëz vdesin nga këto miza (numri i vdekjeve ngadalë po zvogëlohet). “Sëmundja e gjumit”, të cilën e shkakton kjo mizë, nëse nuk shërohet me kohë mund të jetë vdekjeprurëse.

Sëmundja në fillim sulmon funksionet e zemrës, pastaj kalon në funksionet nervore (gjë që shkakton çrregullimin e gjumit) – dhe në fund vdekja.

Buburreci plumb (Paraponera clavata)

insekti4

Mbase grumbuj të buburrecave të vegjël nuk ju frikësojnë. Mirëpo, a do t’ju frikësojë grumbulli i buburrecave i cili niset në drejtim tuajin dhe bërtet? Po, bërtet!

Buburrecat plumb vijnë nga malet e pashkelura në Nikaragua dhe Paraguai, janë të gjatë rreth 2.5 cm dhe kryesisht jetojnë në koloni në drunj. Kur sulmojnë, kryesisht kërcejnë nga drunjtë mbi cakun – dhe me atë rast lëshojnë britma.

Edhe pse nuk është insekt vdekjeprurës, buburreci plumb ka merituar të përfshihet në këtë listë të “insekteve simpatike”, për shkak të pickimit – për të cilin thuhet që është më i miri në botë.

Pickimi i tij shkakton dhembje të tmerrshme e cila nuk pushon 24 orë (për ç’arsye banorët vendës e quajnë “buburrec 24 orë”. Dhembja është aq e fortë, s që pickimet përjetohen sikur qëllojnë plumbat.

Disa shoqëri amerikano-jugore i përdorin këta buburreca për të testuar burrërinë e djemve të rinj të cilat duhet patjetër të përballojnë 20 pickime pa lëshuar asnjë lot, në mënyrë që të konsiderohen burra.

Triatomine (Kissing bug)  

insekti5

Këto insekte nuk janë vdekjeprurëse për shkak të helmit, ato janë të rrezikshme sepse infektojnë njerëzit me sëmundjen Chagga. Këto insekte nuk ngordhin pas pickimit, kështu që vetëm një insekt mund të infektojë një numër të madh njerëzish.

Fshihen nëpër shtëpi dhe sulmojnë njerëzit nëgjumë. Kryesisht pickojnë indet e buta në buzë dhe sy. Sëmundja Chagga nuk bartet me pickim, por me jashtëqitjet i cili hyn në trupin e njeriut nëpërmjet plagës të cilën e krijojnë.

Nga viti 2008, 16-18 milionë njerëz janë infektuar me këtë sëmundje, nga të të cilët 20.000 njerëz vdesin në vit.

Bleta e afrikanizuar/bleta vrasëse

insekti6

Bota është përplot gjëra të rrezikshme të cilat mund të na vrasin, mirëpo kur është fjala për bletët vrasëse, faji është yni!

Bleta e afrikanizuar është shfaqur në vitin 1957, në kuadër të projektit të kryqëzimit të bletës evropiane dhe bletës afrikane më shumë mjaltëdhënëse. Natyrisht, si edhe shumë ide të tjera “gjeniale”, idetë e lojës me natyrën kanë përfunduar shumë keq.

Shumica e bletëve kanë ikur në Brazil, pastaj luzma bletësh kanë shkuar drejt Amerikës së Mesme, madje kanë arritur deri në pjesën jugperëndimore të SHBA-së.

Nëse ju pickon bleta e afrikanizuar, ajo nuk do t’ju fusë vetëm helmin e vet në trupin tuaj, por do të fusë edhe feromonin aromatik, i cili do t’ju shënojë si cak dhe do t’i sinjalizojë bletët e tjera që t’ju sulmojnë.

Trupi i njeriut mund të përballojë rreth 14 pickime për çdo kilogram të masës trupore para se jeta të rrezikohet seriozisht.

Është e njohur që luzma e këtyre bletëve mund të pickojë cakun rreth 500 herë në sekondë… Deri tani dihet për më shumë se 1.000 raste të vdekjeve që i kanë shkaktuar bletët vrasëse./NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply