5 fakte interesante mbi ninxhat

Për shkak të sekretit i cili me shekuj i ka rrethuar, ninxhat (kineze) dhe ninxhat (japoneze) shinoi janë portretizuar në prozë dhe në teatër, ndërkaq roli dhe shkathtësitë e tyre dukshëm janë ekzagjeruar dhe tepruar. I tërë tregimi ka eskaluar kur ninxhat arritën edhe në ekranin e filmit, ku janë treguar si luftëtarë superiorë të padukshëm, të cilët pa probleme nisen nga nëntoka, vrapojnë nëpër ujë… fluturojnë.

Mirëpo, sot dimë që paraqitja moderne e ninxhave kryesisht është bazuar në versionin romantik të dramës. Thjesht, të thuhet që të gjithë ninxhat kanë qenë luftëtarë dhe atentatorë jashtëzakonisht të aftë do të ishte njësoj të thuhet sikur të gjithë agjentët e sotëm janë të aftë sikur James Bondi.

Për dallim nga samurajët, ninxhat askush nuk i ka dashur dhe respektuar (pos sunduesve dhe urdhëruesve kryesorë). Ninxhat kanë bërë punët të cilat askush tjetër nuk i ka dashur t’i bëjë. Vrasja e njerëzve nga prita është konsideruar e pandershme në Japoni dhe ninxhat shpesh i kanë trajtuar si e keqe e domosdoshme.

Të gjitha fotografitë në artikull janë të popullarizuara, por jo pamjet reale të ninxhave.

5. Ninxha i parë

Ninja6

Si edhe çdo shkathtësi e lashtë, edhe ajo të cilën e kanë zotëruar ninxhat është përplot me mite dhe legjenda. Mirëpo me një shikim të kujdesshëm të historisë, historianët kanë konkluduar që burimi origjinal i shkathtësive dhe filozofisë, të cilat ninxhat më vonë i kanë përvetësuar në Japoni, vijnë nga India ku e gjitha ka filluar që para 6000 vjetësh.

Filozofia e shkathtësisë ngadalë ka udhëtuar nga India deri në Kinë, pastaj në Kore dhe më në fund, në shekullin VI, ka arritur në Japoni.

Sipas historisë zyrtare të Japonisë, ninxha i parë ka qenë njeriu me emrin Otomono Sahito, spiun i cili ka punuar për Princin Shotokua (574-622), mirëpo ky term për herë të parë është formalizuar në vitin 1162, kur janë takuar Daisuke Togakure, samuraj i cili ka humbur pasuritë e tij, pastaj ka hequr dorë nga titulli i samurajit dhe bushido koda dhe murgu luftëtar Kain Doshi.

Daisuke dhe Kain kanë bashkuar dijet dhe përvojat e tyre në një emër – Ninjutsu (Ningjucu), i cili është bërë grup i shkathtësive të ndryshme, ku janë përfshirë edhe shkathtësitë luftarake, strategjia dhe taktika e luftës guerile, spiunazhi, grumbullimi i informacioneve, shkathtësia dhe mbijetesa në natyrë, fshehja dhe kamuflimi, shmangja nga armiku, infiltrimi, zotërimi i pengesave natyrale dhe artificiale, lufta pa armë, si edhe me armë të ndryshme…

Ninjutsu shumë shpejt u bë kundërshtar i vërtetë e bushidës, kodeksit samuraj. Derisa samurajët, para së gjithash, vlerësonin lojalitetin dhe nderin, kodi i ninxhave ka vlerësuar vetëm realizimin e misioneve – me çdo çmim. Sulmet nga prita, helmimet, sabotimet, mashtrimi dhe spiunimi kanë qenë turp për një samuraj, mirëpo për ninxhat – krejtësisht mënyrë normale e jetesës.

4. Ninxhat kanë qenë pjesë e rrjetit të madh të spiunimit

Ninja2

Detyrë kryesore e një ninxhe nuk ka qenë të vrasë armikun, por të bëhet pjesë e rrjetit, sy e vesh në terren, të spiunojë, pastaj me sukses të transmetojë informacionin deri te ninxha tjetër (derisa ia informacion të arrijë te sunduesi).

Nuk ka kurrfarë dyshimi se ninxhat kanë qenë edhe atentatorë, mirëpo, shumicën e kohës së tyre e kanë kaluar duke punuar punët e përditshme, në fermë apo në shitore, të stërvitur si edhe çdo njeri tjetër në rrethin e vet. Gjithmonë kanë shmangur çfarëdo qoftë konflikti fizik i cili do të mund të zbulonte shkathtësitë e tyre, dhe kështu t’ia zbulonin armikut që janë spiunë.

Mu sikur spiunët e sotëm, disa ninxha kanë qenë më shumë të aftë të vrasin armikun, mirëpo detyra primare e tyre ka qenë që të futen pa u vërejtur në ambiente dhe të marrin informacione.

Ninxhat nuk kanë pasur shkollë formale të shkathtësive luftarake. Stërvitja e vetme formale ka qenë shugendo, tradita mistike-shpirtërore e cila rrjedh nga Japonia parafeudale, në të cilën percepcioni i “zgjimit” fitohet nëpërmjet kuptimit të raportit ndërmjet njeriut dhe natyrës.

Mirëpo nuk kanë qenë ninxha të gjithë praktikuesit e shuengondos, as që të gjithë ninxhat kanë kryer stërvitje shugendo.

3. Ninxhat nuk kanë bartur uniforma të zeza

Ninja1

Në filmat dhe stripet moderne, ninxhat janë treguar në veshje të zezë, me maska në fytyrë nëpërmjet të cilave shihen vetëm sytë e tyre. Kjo veshje nuk ka kurrfarë lidhje me ninxhat e vërteta, mirëpo ajo vjen nga teatri kubuki, njëri ndër llojet e argëtimit tradicional japonez i cili ka filluar në fillimin e shekullit XVII.

Gjatë shfaqjes, ninxhat (aktorë) kanë veshur uniforma dhe maska të zeza, sepse ashtu janë dukur më dramatikë, ndërkaq uniformat të cilat i kanë bartur thjesht i kanë marrë nga dekoratorët (nëse rregullisht shkoni në teatër me siguri i keni parë, dekoratorët janë ata të cilët gjatë shfaqjes ndërrojnë rekuizitat e skenës).

Në realitet, gjatë ditës, ninxha ka veshur rroba të zakonshme si edhe të gjithë të tjerët në rrethin e tij, ndërkaq gjatë misioneve të natës kanë veshur rroba teget. Ngjyra e zezë do ta tregonte ninxhën si siluetë, ndërsa ngjyra teget shumë më mirë përshtatet me dritën e natës.

Njëra ndër taktikat e njohura të suksesshme, të cilën ninxhat e kanë përdorur është  që të vishet si edhe armiku në fushën e betejës, në mënyrë që të krijonin pengesa në radhët apo në mënyrë që të ndaheshin ngadalë dhe të sulmonin armikun pas shpine.

Pra, ninxha me uniformë teget i cili ecën nëpër rrugë dhe mbi kulme ka qenë shumë larg nga realiteti. Ninxha në pjesën më të madhe të jetës së tij ka qenë murg, fshatar i zakonshëm, bujk, farkëtar, valltar, tregtar…

2. Ninxhat kanë ruajtur traditën familjare

Ninja4

Si edhe samurajët, ninxhat janë të lindur për këtë profesion, në familjet të cilat kanë ruajtur traditën e cila është bartur nga brezi në brez. Ninxha ka ushtruar nga fëmijëria, gjë që ka qenë rasti edhe te familjet e samurajëve.

Sot askush me siguri nuk e di se a ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë ushtri e organizuar e cila është përbërë nga ninxhat. Ata gjithmonë kanë qenë të stërvitur si individë në familjet e tyre, andaj edhe rrallë kanë vepruar në grupe.

1. Ninxhat kryesisht nuk kanë pasur detyra të vrasin, mirëpo…

Ninja8

Siç kemi theksuar më sipër, detyrë primare e ninxhave ka qenë të grumbullojë informacione mbi armikun, mirëpo kohë pas kohe, nga ta është kërkuar t’i vënë shkathtësitë e tjera të tyre në praktikë, siç janë atentatet nga prita, vrasja brutale, sabotimi…

Sa u përket armëve, ata i kanë përdorur të gjitha, nga thikat deri te armët e kalorësve në maja të të cilave shpesh kanë vënë kombinimin e specit të kuq, pluhurit dhe pluhurit të hekurit në mënyrë që me rastin e nxjerrjes së shpatës nga këllëfi të paaftësojnë armikun (pluhuri në sy) para se t’i japin goditjen vdekjeprurëse.

Ninxhat kanë qenë gjithashtu ndër snajperët e parë në botë – kanë përdorur armët që i kanë pasur në dispozicion, eksplozivin dhe precizitetin kur ka qenë e nevojshme që dikë ta vrasin nga largësia, mirëpo pa ndezur zjarrin i cili do të shkaktonte panik.

Kanë qenë shumë të shkathtë me helmet, mirëpo gjithashtu edhe me barutin (Kayakujutsu) të cilin e kanë përdorur për krijimin e perdes së tymit, derisa të tjerat kanë qenë të mbushura me copëza hekuri apo shrapneli qeramike.

Pos armëve të përmendura, ninxhat me vete (sipas nevojës) kanë bartur edhe një sërë armësh të ndryshme, nga veglat e përshtatura bujqësore, deri te minat e këmbësorëve, shpatat nga kallami dhe harqet e shigjetat. /NGJYRA.COM/

Ninja10

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply