Larg në periferi të qytetit të madh të Tajvanit, Taichung, gjendet një fshat i vogël në të cilin gjatë viteve 1940-ta dhe 1950-ta banonin familjet e ushtarëve. Gjatë viteve, shumë familje e kanë braktisur këtë fshat, i cili shumë shpejt filloi të shkatërrohet dhe të shndërrohet në një lagje të hirtë qyteti.
Por, falë 86 vjeçarit Huang Yung-fu, i njohur si Gjyshi Ylber, ky fshat u shndërrua në një delikatesë të vërtetë të vogël turistike, tashmë e njohur si Fshati i Ylberit ose Fshati i familjes së Ylberit.
Gjyshi kishte vendosur që t’i ngjyroste shtëpitë, muret dhe rrugët e hirta të këtij fshati me ngjyrat e gjalla dhe të hareshme të ylberit dhe të pikturonte në to karaktere të ndryshme.
Zbukurimi i së hirtës thuhet se është bërë qëllimi kryesor i jetës së gjyshit Ylber, i cili citohet të ketë thënë së kurrë nuk i kishte shkuar mendja se arti i tij do të tërheqë kaq shumë vëmendje.
Disa thonë se gjyshi filloi t’i pikturoj muret, sepse ishte i mërzitur dhe nuk kishte çfarë të bënte tjetër, të tjerët thonë se ai donte ta zbukuronte fshatin e tij, ndërsa sipas të tretëve gjyshi donte ta shpëtonte fshatin e tij nga rrënimi.
Mirëpo pavarësisht prej arsyes, ky fshat, në të cilin aktualisht jeton vetëm Gjyshi Ylber, është shndërruar një atraksion të pazakontë turistik.
Megjithë vizitat dhe përpjekjet për ta shpëtuar, duket se fshati vështirë se do të shpëtojë nga rrënimi, meqë në vend të tij po planifikohet të ndërtohen ndërtesa të reja. /NGJYRA.COM/