Janë bërë shtatë vjet prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës. Por, njohësit e fushës thonë se Kushtetuta vazhdon të mos zbatohet në disa aspekte. Sfiduese mbetet pjesa veriore, ku, sipas ekspertëve, Kushtetuta e Kosovës nuk ekziston.