E ndërtuar në Montreal të Kanadasë, kjo shtëpi moderne është projektuar në atë mënyrë që, qëndrimi ditor bashkë me rrethojën e shkallëve – e cila është punuar me dantella hekuri – të jenë pika imponuese të interierit.
Sipas dizajnerit, René Desjardins Gestion, kjo është një shtëpi e vogël në dukje – por që inkorporohet në peizazhin përreth me fasadë të gjatë dhe me kulm të dyfishtë, ndërsa askush nuk mund ta paramendojë se bëhet fjalë për një shtëpi me 3 nivele.
Pjerrësia e çatisë në pjesën e prapme të shtëpisë, e cila është e padukshme nga rruga, u ngrit për të shfrytëzuar hapësirën nën kulm. Ndërkaq, bodrumi është gërmuar në mënyrë që qëndrimi ditor të ketë lartesinë dhe rehatinë e duhur. /NGJYRA.COM/