Vargmali Hornocal gjendet në afërsi të qytetit Humahuaca, në provincën Jujuy të Argjentinës. Me pamjen e tij surreale, Serrania del Hornocal (Vargmali Hornocal) është një nga pjesët më mbresëlënëse të uginës shumë të popullarizuar , Quebrada de Humahuaca.
Ky vargmal është i ngjyrosur me njëmbëdhjetë ngjyra (11 shtresa të ndryshme të shkëmbinjve), ndërsa pozita më e mirë për ta shikuar është nga kodra aty pranë, e cila ndodhet në një lartësi mbidetare prej 4300 metrash dhe prej ku pamjet e pothuajse gjithë malit dhe luginës janë spektakolare.
E gjithë lugina Quebrada de Humahuaca është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe përveç formacioneve fantastike natyrore, në të gjenden edhe mbetjet e vendbanimeve të njeriut të lashta edhe deri në 10.000 vjet. /NGJYRA.COM/