Ujëvara e Engjëllit në lumin Churun, në shtetin federal Bolivar të Venezuelës ka një lartësi të pabesueshme prej 979 metrash, ndërsa në fund është e gjerë 150 metra.
Kjo ujëvarë është rreth 15 herë më e lartë se ajo e Niagaras, lartësia e së cilës është 52 metra.
Kur fryjnë erëra të forta, ose kur niveli i ujit në lumin Churun është i ulët, ujëvara e Engjëllit shndërrohet në një re të pikave të ujit dhe shpesh ndodh që asnjë pikë e vetme të mos bie në tokë.
Bota perëndimore e ka zbuluar këtë perlë të pabesueshme natyrore në vitin 1933, kur aventurieri dhe piloti akrobatik James Angel e kishte parë derisa po kërkonte ta gjente “Lumin e Artë”.
Kur Engjëlli, me gruan e tij dhe një mik ishte kthye për ta vizituar ujëvarën, për shkak të prishjes ishte detyruar që ta ateroj aeroplanin në xhungël.
Ata ishte dashur të ecnin në këmbë nëpër xhungël plot 11 ditë për të arritur deri tek civilizimi i parë. Ky udhëtim me plot peripeti e kishte frymëzuar aq shumë publiku, saqë në fund edhe vet ujëvara ishte emëruar sipas mbiemrit të “zbuluesit” të saj- James Angel (Engjëlli). /NGJYRA.COM/