Aeroplanët luftarakë zakonisht vlerësohen sipas rezultateve të kombinuara të detektimit, armatimit, shpejtësisë, gamës së veprimit, manovrimit dhe teknologjisë. Gjithashtu në vlerësim merren parasysh edhe mendimet e pilotëve të cilët i testojnë aeroplanët gjatë trajnimeve, meqë performanca e aeroplanit varet në masë të madhe edhe nga performanca e pilotit.
Ditë më parë prezantuam aeroplanët ushtarakë më të shtrenjtë në botë (http://goo.gl/w36QLM), ndërsa tash ju sjellim listën e 10 aeroplanëve luftarakë më të fuqishëm dhe më shkatërrues deri në ditët e sotme. Kjo listë nuk përmban aeroplanët që janë aktualisht në zhvillim e sipër, pra në fazën e prototipit, por vetëm ata operacional.
Aktualisht top 10 aeroplanët luftarakë më të mirë në botë janë:
1. Lockheed Martin / Boeing F-22 Raptor (SHBA)
F-22 Raptorështë një luftëtar superior në ajër, i cili është pothuajse i padukshëm për radarët. Ky aeroplanme një koleksion të madh të armatimitështë aeroplani luftarak më i përparuar dhe më i shtrenjtii prodhuar deri më sot.
Shumë sensorë dhe pjesë elektronike aeronautike të tij ende janë fshehtësi teknologjike.Motorët e tijia mundësojnë fluturimin në distanca të gjata dhe e bëjnë atë një manovrues të jashtëzakonshëm.
Ky aeropan i avancuar nuk është eksportuar asnjëherë në asnjë vend, përfshirë edhe vendet aleate dhe ato të NATO-s.
Aktualisht ky është aeroplani lufttarak më i mirë i ndërtuar ndonjëherë.
2. Boeing F/A-18E/F Super Hornet (USA)
Super Hornet është aeroplani më i efektshëm dhe me më së shumti funksione i marinës amerikane. Ky aeroplan, që zakonisht është me bazë në aeroplanmbajtëse, mund të godasë caqe në ajër dhe tokë.
Super Hornet është në shërbim edhe të forcave ajrore të Australisë si aeroplani kryesor luftarak.
3. Eurofighter Typhoon (BE)
Në vitin 1986, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe më vonë edhe Spanja e formuan konsorciumin Eurofighter, për të zhvilluar një aeroplan të ri luftarak me shumë funksione.
Ky aeroplan që bart raketa të avancuara të modelit evropian është i pajisur me një paketë shumë moderne dhe gjithëpërfshirëse të pajisjeve elektronike aeronautike.
Thuhet se Typhoon është përgjysmë më pak efektiv në luftime se sa F-22-shi amerikan.
4. Dassault Rafale (Francë)
Rafale është në shërbim të Forcave Ajrore dhe Marinës franceze. Ky aeroplan luftarak me shumë funksione është i pajisur me sistemet më të fundit të pajisjeve elektronike aeronautike.
Dassault Rafale është shumë manovrues dhe mund t’i gjurmojë 40 objektiva dhe mund të hapë zjarrë në të njëjtën kohë ndaj katër objektivave.
Ky aeroplan mund të krahasohet me versionin e fundit të aeroplanit amerikan F-16. Dassault Rafale paraqet gurthemelin e fuqisë aktuale ajrore franceze.
5. Sukhoi Su-27 (Rusi)
Su-27 është zhvilluar fillimisht për forcat ajrore sovjetike. Ky aeroplan shumë manovrues, me armatimi të madh, përfshirë edhe 10 raketa ajër-ajër dhe sensorë modern është konkurent me aeroplanin F-15.
Pavarësisht moshës së tij, janë prodhuar edhe një numër i versioneve moderne dhe të përmirësuara përfshirë Su-30, Su-35 dhe shumë të tjera, të cilat janë konkurent serioz të aeroplanëve modernë perëndimor.
Kohët e fundit Rusia është duke e zhvilluar aeroplanin luftarak superior Sukhoi PAK FA, i cili do t’i zëvendësojë MiG-29 Fulcrums dhe Su-27 Flankers të vjetëruar.
6. McDonnel Douglas F-15 Eagle (SHBA)
F-15 Eagle është aeroplan luftarak i projektuar për të depërtuar mbrojtjen e armikut. Megjithëse është në përdorim për më shumë se 30 vjet, ai ende mbetet një aeroplan luftarak i frikshëm për kundërshtarin.
F-15 konsiderohet ndër aeroplanët më të suksesshëm të kohës së Luftës së Ftohtë.
F-15 është është shumë manovrues me shpejtësi të madhe, i pajisur me gamë të gjerë të armatimit, përfshirë edhe raketat ajër-ajër dhe me pajisje elektronike që ia mundësojnë t’i zbuloj, ndjek dhe sulmoj aeroplanë të armikut në hapësirën ajrore të kontrolluar prej tij.
F-15 Eagle është përmirësuar vazhdimisht dhe ende është në shërbim të Forcave ajrore të SHBA-ve dhe pritet të jetë në funksionim të paktën deri në vitin 2025.
Aeroplanë të këtillë deri më tani janë eksportuar në Izrael, Japoni dhe Arabi Saudite.
7. Mikoyan MiG-31 (Rusi)
MiG-31 (i emërtuar nga NATO si Foxhound-A)është zhvilluar si pjesë e një programi të përgjithshëm të forcave ajrore ruse për të siguruar një mbrojtje nga kërcënimi potancial nga sulmet e aeroplanëve luftarak të NATO-s dhe raketave kryqëzore.
Versioni i fundit, MiG-31BM ndër të tjera ka rreze të gjatë përgjimi dhe goditje precize të cakut.
Një projekt për të përmirësuar versionin MiG-31BM ka filluar në vitin 2010.
8. Skifteri luaftarak Lockheed Martin F-16 (SHBA)
F-16 është më i lehtë dhe alternativë më pak e shtrenjtë se F-15 Eagle, për dallim prej të cilit është me më shumë funksione dhe me mundësi për të sulmuar objektiva ajrore dhe tokësore.
Deri më tani janë prodhuar më shumë se 4.500 aeroplanë të këtillë, një pjesë e të cilëve janë eksportuar dhe aktualisht janë operacional në 26 vende të botës.
Ky aeroplan i vogël, por shumë manovrues, planifikohet të mbetet në shërbim të Forcës ajrore të SHBA-ve deri në vitin 2025, kur pritet të zëvendësohet me modelin e ri F-35 Lightning II.
9. Saab JAS 39 Gripen (Suedi)
I zhvilluar nga Saab Gripen ky aeroplan i përket gjeneratës së katërt të aeroplanëve të lehtë luftarak me shumë funksione.
Saab JAS 39 është i pajisur me teknologjinë më të fundit dhe mund të kryej misione të ndryshme të tilla si: mbrojtje ajrore, përgjim, sulm në sipërfaqe tokësore dhe zbulim, si dhe është shumë praktik për luftim nga afër për shkak të formës së tij të avancuar aerodinamike.
Ndonëse një numër të pjesëve i ka prodhim amerikan, pretendohet se Gripen ka shpenzimet operative më të ulëta se çdo aeroplan tjetër luftarak që aktualisht është operacional.
Ky aeroplan thuhet se do të formojë bërthamën e fuqisë ajrore suedeze në shekullin 21.
Saab JAS 39 Gripen deri më tani është eksportuar në Republikën Çeke, Hungari, Afrikë të Jugut, Tajlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
10. Chengdu J-10 (Kinë)
J-10 është aeroplani i parë luftarak kinez që iu afrohet deri diku aeroplanëve perëndimorë në aspektin e performancës dhe funksioneve.
Ai është zhvilluar me qëllim që t’u kundërvihet kërcënimve të aeroplanëve rus të gjeneratës së katërt MiG-29 dhe Su-27.
J-10 ka disa ngjashmëri me aeroplanët laftarak perëndimor me shumë funksione dhe gjithashtu përmban teknologji dhe ekspertizë të konsiderueshme perëndimore. /NGJYRA.COM/